Zëvendësministri Lleshi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, rikonfirmohet partneriteti strategjik

08 maj 2026 | 12:09

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Gegë Lleshi, realizoi vizitën e parë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku zhvilloi takime me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe drejtues të tjerë të lartë institucionalë e ushtarakë.

Gjatë vizitës, zëvendësministri Lleshi u prit nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, avancimin e projekteve të përbashkëta dhe koordinimin përballë sfidave të sigurisë.

Delegacioni zhvilloi takim edhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, ku u diskutua për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e bashkëpunimit ushtarak sipas standardeve të NATO-s.

Në kuadër të vizitës u realizuan takime edhe me drejtues të strukturave të inteligjencës ushtarake, përfaqësues të Komandës Kibernetike dhe institucioneve ushtarake arsimore në Republikën e Shqipërisë.

Zëvendësministri Lleshi takoi gjithashtu kadetë dhe studentë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndjekin shkollimin në akademitë ushtarake shqiptare, duke i inkurajuar për profesionalizëm dhe përkushtim në shërbim të vendit.

Vizita rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik në funksion të paqes dhe sigurisë rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjesti sot feston ditëlindjen e 26-të. Që pas mesnatës, ai…