Kurti kërkon vullnetarë për zgjedhje: Jeni shpirti i Lëvizjes
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka ftuar “të gjithë” që të bëhen “vullnetarë” për ta ndihmuar partinë e tij, ndërsa po afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
Postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:
Lëvizja është e popullit. Ajo është adresa ku manifestohet vullneti i qytetarëve. Ka nisur si një lëvizje qytetare e vullnetarëve gjithnjë e më të shumtë, dhe ashtu do të mbetet gjithmonë. Pa angazhimin e secilit, ajo nuk do të ishte kaq e madhe sa është sot. Është e madhe sepse është e të gjithëve.
Vullnetarët janë shpirti i fushatave tona, por edhe veçantia e tyre. Kontributi i çdonjërit, idetë kreative dhe energjia kolektive janë shtysa të fuqishme drejt fitoreve tona të përbashkëta.
Bashkohuni në fushatën triumfuese! Lëvizja ju mirëpret përzemërsisht.
Ju ftojmë të regjistroheni si vullnetar i Lëvizjes në vjegëzën më poshtë:
https://vullnetareperlevizje.com/



