Konjufca takon Sorensenin në Bruksel: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

12 maj 2026 | 14:58

Kryediplomati në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryenegocitatorin Agron Bajrami kanë takuar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Konjufca ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e dialogut për normalizim me Serbinë.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për angazhim kontruktiv dhe synim që dialogu me Serbinë të mbyllet me njohje reciproke.

“I kënaqur të presësh Sørensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, ne riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive, me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Altin Ahmeti Serbia ekonomia më e zhvilluar dhe e…