Zyrtare: Chivu vazhdon me Interin deri në vitin 2028
20 maj 2026
| 11:05
Christian Chivu do të mbetet pjesë e Interit edhe për disa vite tjera.
Klubi “zikaltër” ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së trajnerit deri në qershor të vitit 2028, me opsion rinovimi edhe për një sezon shtesë deri më 2029.
Pas një edicioni fantastik, ku Interi fitoi titullin kampion në Serie A dhe triumfoi edhe në Kupën e Italisë, drejtuesit e klubit vendosën ta shpërblejnë Chivun me kontratë të re dhe rritje të ndjeshme të pagës.
Trajneri rumun mori drejtimin e skuadrës në një moment delikat, por arriti ta rikthente Interin në majat e futbollit italian, duke fituar besimin e klubit dhe tifozëve.
Vazhdimi i bashkëpunimit konsiderohet si një hap i rëndësishëm për stabilitetin e projektit zikaltër në vitet e ardhshme.



