Uran Ismaili ndan ankesën e qytetares: Kurti po shkakton përçarje mes qytetarëve (VIDEO)

20 maj 2026 | 18:57

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka ndarë ankesën e një qytetareje për, siç thotë ajo, përçarjen që po e shkakton kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mes shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj.

“Kryeministri në ikje i ka përçarë shumë shqiptarët e Maqedonisë Veriore, janë tepër keq. Le që këtu e ka prishur, ka mbërritur edhe atje”, thotë qytetarja në video.

Pas kësaj, Ismaili tha se gjatë takimeve që po i bën gjithandej Kosovës po dëgjon shqetësime të ngjashme, duke shtuar se kjo situatë duhet të marrë fund.

“Kudo që shkoj nëpër Kosovë e dëgjoj të njëjtën fjalë, se si kryeministri në ikje me të vërtetë ndikon në përçarje mes nesh. Prandaj, më 7 qershor na duhet diçka tjetër, një kryeministër që na përbashkon dhe e ka vetëm një synim: si ta bëjë jetën tonë më të mirë”, u shpreh Ismaili.

Në postimin e tij, Ismaili shkroi se Kosovës i duhet një qasje që bashkon dhe jo që ndan njerëzit.

“Kosovës nuk i duhet një kryeministër që ndan njerëzit në të tanët e të tyre. Kosovës i duhet një kryeministër që përbashkon, dëgjon dhe punon për të gjithë. Kosovës i duhet Bedri Hamza!”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/r/1BDGJPYbPP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 20 maj, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit…