Numri më i madh i përfituesve në muajin prill ishte nga skema e shtesave për fëmijë
25 maj 2026
| 11:04
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin prill 2026.
Sipas të dhënave të muajit prill 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
Ndërkohë, skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë, si dhe skema të tjera specifike sociale.



