Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati: Nuk ka gjobë që e zbeh historinë e UÇK-së

28 maj 2026 | 19:04

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas gjobitjes së djalit të një heroi të luftës, për shkak të mbishkrimit “UÇK” në targat e veturës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Gucati e ka cilësuar rastin si “të pabesueshëm dhe të tmerrshëm”, duke akuzuar institucionet për, siç ka thënë ai, “urrejtje ndaj UÇK-së”.

“Është e pabesueshme dhe e tmerrshme se deri ku ka arritur urretja ndaj UÇK-së! Gjobë për djalin e heroit sepse mban tri shkronja të shenjta në targa? UÇK! ​Po i thirreni “ligjit” për të ndëshkuar krenarinë, ndërsa harroni se po ashtu, falë gjakut të babait të atij djalit dhe shokëve të tij, sot ju keni shtet, keni uniformë, keni ligje dhe keni targa për të vendosur! ​Nuk ka gjobë që fshin historinë, dhe asnjë paragraf ligjor nuk mund ta zbehë shkëlqimin e asaj kurore që na dha lirinë. ​Nëse ato tri shkronja ju pengojnë në targa makinash, ju kujtojmë se ato janë të gdhendura në themelet e çdo institucioni ku ju sot merrni rrogën. Ka gjëra që nuk rregullohen me gjoba e me burokraci sepse UÇK nuk është thjesht një emër, është identiteti ynë!”, ka shkruar Gucati në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovar Azemi, djali i heroit Nijazi Azemi - komandant “Mjekrra”…