Besa Ismaili-Ahmeti: Familja Fusha është shembull i suksesit të shoqëruar me humanizëm dhe bujari
Kandidatja për deputete me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e saj për familjen Fusha nga Prizreni, duke e cilësuar atë si një nga familjet që ka lënë gjurmë të rëndësishme në shoqërinë kosovare përmes punës, përkushtimit dhe kontributit të vazhdueshëm në komunitet.
Ismaili-Ahmeti vlerëson rolin e familjes Fusha jo vetëm si ndërmarrës të suksesshëm, por edhe si filantropë që kanë qenë pranë qytetarëve dhe iniciativave të ndryshme në të gjithë Kosovën.
Ajo theksoi se ka pasur nderin të ndiejë nga afër mbështetjen, besimin dhe respektin e kësaj familjeje të nderuar, për çka shprehu falënderimet e saj të sinqerta.
“Familja Fusha është shembull se si suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur shoqërohet me humanizëm, bujari dhe përkushtim ndaj njerëzve”, ka deklaruar Ismaili-Ahmeti.
Postimi i plotë i saj:
Në qytetin e Prizrenit ka një familje që me punën, përkushtimin dhe vlerat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë tonë, kudo në Kosovë. Ajo familje , me respekt të veçantë është familja Fusha.
Jo vetëm si ndërmarrës të suksesshëm, por edhe si filantropë dhe njerëz me zemër të madhe, ata kanë qenë gjithmonë pranë komunitetit, duke mbështetur iniciativa të shumta dhe duke ndihmuar ata që kanë pasur nevojë.
Kam pasur nderin të ndiej nga afër mbështetjen, besimin dhe respektin e kësaj familjeje të nderuar. Për këtë u jam mirënjohëse dhe i falënderoj sinqerisht!
Familja Fusha është shembull se si suksesi merr kuptim të plotë vetëm kur shoqërohet me humanizëm, bujari dhe përkushtim ndaj njerëzve.
Respekt dhe mirënjohje për familjen Fusha!
ABI ÇARSHIA



