Kurti pret medalistët e xhudos: “Na treguan çfarë mund të arrijë Kosova”
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ekipin e xhudistëve që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
“Diskutuam rezultatet dhe analizat e para nga Lojërat Mesdhetare, çfarë duhet të mësojmë prej tyre dhe hapat që duhet t’i ndërmarrim në katër vitet që na ndajnë nga Prishtina 2030”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri tha se “Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta”.
“Urime edhe një herë sportistëve, Kryemjeshtrit Driton Kuka, trajnerëve Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku dhe gjithë ekipit të xhudos”, tha kryeministri Kurti.
Nga Taranto, Laura Fazliu u kthye me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj me medalje të bronzta.



