Hoti kërkon konventë ‘të madhe’ në LDK: Duhet të jetë moment i ri për partinë, që përcakton ekipin që na udhëheq

08 shtator 2026 | 12:24

Deputeti Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar mbajtjen e një “konvente të madhe” në këtë parti, ku, sipas tij, do të arrihej “një pajtim i madh” për të qartësuar rrugën përpara.

Hoti ka shkruar në “Facebook” se në këtë konventë duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së: anëtarët e Kuvendit Qendror të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Grupi Parlamentar, kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e LDK-së në kuvendet komunale, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor.

“Konventa duhet të jetë një BASHKIM i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas publikimit të…