Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

08 shtator 2026 | 16:20

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë shkëmbyer pikëpamje dhe kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ndër të tjera, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në mbështetjen e punës dhe përkushtimit të PSRK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca do ta mbledhë sot (e martë) Kryesinë e partisë.…