Bajrami: Sot besoj e patë të gjithë se kush po i bllokon institucionet
09 shtator 2026
| 14:28
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend.
Ajo ka bërë me dije se tani është e qartë se kush po e bllokon formimin e institucioneve të reja.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se LV-ja është kundër themelimit të institucioneve të Kosovës.
“Kush po i bllokon institucionet? Sot besoj se e patë të gjithë”, ka shkruar Bajrami.



