KEK-u ndal Njësinë A4 për arsye teknike
Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë me dije se në mesnatë është bërë ndalja e kontrolluar e Njësisë A4, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë – avull të procesit teknologjik.
KEK thekson se ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton se sonte, më 9 shtator 2026, në orën 24:00, do të realizojë ndaljen e kontrolluar të njësisë A4, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë – avull të procesit teknologjik. Ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit. Ekipet profesionale janë në gjendje gatishmërie dhe do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme për vlerësimin e gjendjes teknike dhe trajtimin efikas të situatës, brenda një kohe optimale. Për rikthimin e njësisë A4 në operim, opinioni do të njoftohet me kohë”, ka njoftuar KEK-u.



