Osmani në ‘Javën e Gruas’: Vetëm një demokraci gjithëpërfshirëse është e qëndrueshme

15 mars 2022 | 12:00

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova dhe populli ende i ka të freskëta kujtimet e luftës, derisa këtë e ka krahasuar edhe me luftën që është duke ndodhur në Ukrainë.

Duke folur për gratë, Osmani ka thënë se kur përjashtohet gjysma e njerëzimit nga gjenerimi i ideve dhe vendimeve, humbet rasti për një shoqëri dhe demokraci me potencial transformues.

“Kosova dhe populli ynë i ka ende të freskëta kujtimet e luftës dhe sot zemrat tona rrahin fort përballë ekraneve televizive e telefonave gjersa shohim imazhet që vinë nga qytete e vende të ndryshme të Ukrainës”, ka thënë Osmani në “Javën e Gruas”.

Sipas Osmanit, statusi i gruas në shoqëri e tregon statusin e demokracinë, duke cituar zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris.

“‘Java e Gruas’ është një prej aktiviteteve që më ka përcjellë për  një pjese të madhe të karrierës sime. Demokracia kurrë nuk është projekt i përfunduar. Demokracia është niveli më i lartë i organizimit të mirëfillta, të barabarta sociale dhe politike. Vetëm një demokraci gjithëpërfshirëse është realisht një demokraci e qëndrueshme e që t’ia dalësh në këtë drejtim është të besosh”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli rus, Artem Dzyuba ka refuzuar ftesën nga kombëtarja e…