A do largohet nga administrata Trump? Elon Musk thyen heshtjen

02 prill 2025 | 23:09

Elon Musk ka mohuar lajmet se ai do të largohet nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Miliarderi hodhi poshtë të gjitha zërat se ai do të tërhiqej nga roli i tij në administratën e Donald Trump.

Komenti i Musk pasoi një postim në Twitter nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila edhe tha se këto lajme nuk janë të vërteta.

Lajmi për largimin e Musk e publikoi Politico, më pas nga te gjitha mediat e huaja.

“Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë njerëzve në rrethin e tij të ngushtë se Elon Musk së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë amerikane”, shkruante Politico.

Sipas raportit te siguruar nga Politico, Musk do të jepte dorëheqjen në javët e ardhshme si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (Doge), i cili u formua me qëllim të shkurtimit drastik të shpenzimeve qeveritare.

Kohëzgjatja e punës së Musk me të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë – ku ai ka mbikëqyrur shkurtimet gjithëpërfshirëse në të gjithë qeverinë amerikane – nuk është bërë kurrë e qartë.

Ai klasifikohet si “punonjës i posaçëm i qeverisë”, që do ta kufizonte shërbimin e tij në 130 ditë në vit.

Në një intervistë të fundit me Fox News, Musk tha se ai beson se DOGE “do të ketë kryer pjesën më të madhe të punës së kërkuar” brenda afati kohor 130-ditor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen…