“A do ta ndalni vrasjen e civilëve?”, Putin injoron pyetjen e gazetares

15 gusht 2025 | 21:35

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, e kanë bërë shtrëngimin e parë të duarve përpara nisjes së takimit në Alaskë.

Të dy presidentët gjatë ecjes në tepihun e kuq u panë të buzëqeshur, teksa u ngjitën për në skenë për fotografinë e përbashkët.

Gjatë ecjes nëpër tepihun e kuq, ishin avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ata që fluturuan në qiell, e të cilët ia morën vëmendjen presidentit rus, Putin.

Një nga gazetaret e pranishme në këtë ngjarje historike e pyeti Putinin se “a jeni gati për armëpushim?” dhe se “a jeni gati ta ndalni vrasjen e civilëve?”.

Por, Putin iu kundërpërgjigj me një gjest duke e vënë gishtin tek veshi duke treguar se “nuk po i dëgjonte pyetjet”.

Pas fotografisë së përbashkët, Trumpi e Putini hipën në limuzinë për t’u nisur drejt sallës ku pritet të mbahet takimi që në fokus e ka ndaljen e luftës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ia ka mësyrë garës për ta marrë në…