A do ta njohë Palestina Kosovën? Ambasadori palestinez në Tiranë: ‘Kurrë nuk i dihet”!

22 nëntor 2025 | 15:57

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka folur këtë të shtunë për mundësinë që Palestina të njohë shtetin e Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “On the road” në Top News, nga moderatorja Anisa Bahiti.

I pyetur nëse Palestina mund të ndjekë shembullin e Sirisë, e cila së fundmi ka njohur pavarësinë e Kosovës, ambasadori Mhanna u përgjigj shkurt, por domethënës:
“You never know – Nuk i dihet”.

Mhanna theksoi se populli palestinez nuk ka asnjë kundërshti ndaj kosovarëve, duke e cilësuar marrëdhënien ndërmjet tyre si të mirë dhe duke nënvizuar se çështja mbetet thjesht dhe vetëm diplomatike.

“Palestinezët në përgjithësi nuk kanë pasur kurrë asgjë kundër Kosovës apo qytetarëve të saj. Personalisht e njoh ambasadorin e Kosovës dhe e kam takuar shumë herë në pritje të ndryshme diplomatike. Njoh gjithashtu shumë njerëz nga Kosova – të gjithë shumë të respektuar. Ne nuk kemi asgjë kundër tyre”, u shpreh ambasadori.

Deklarata e tij ngre sërish në vëmendje debatin mbi njohjen e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve të reja në marrëdhëniet diplomatike mes Palestinës dhe Kosovës. Infoweb Media

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë…