
A e dini se cili shtet prodhon verën më të mirë?
Kantina “Zuccardi Valle de Uco’, e cila ndodhet në provincën e Mendozës, rrëmbeu çmimin e parë për vitin 2021.
Një kantinë vere argjentinase është përzgjedhur si më e mira në botë nga “World’s Best Vineyards” për të tretin vit radhazi, çmim i cili jepet pasi degustohet nga rreth 600 ekspertë ndërkombëtarë.
“Jemi shumë të lumtur. Është i rëndësishëm ky vlerësim për ne ashtu edhe për rajonin, pasi është një juri e madhe ndërkombëtare që ndërohet nga viti në vit”, u shpreh njëri nga administratorët e kantinës.
Disa nga Kantinat që kryesojnë në botë sipas renditjes së publikuar janë:
-Zuccardi Valle de Uco (Argjentina)
-Marqués de Riscal (Spanja)
-Bodgea Garzón (Uruguai)
-Montes (Kili)
-Antinori nel Chianti Classico (Itali)
-Chateau Margaux (Franca)
-Creation (Afrika e Jugut). /arbresh.info/