
A e kontrollon dikush sigurinë në punë?
Ekspertët për siguri dhe shëndet në punë, ka dy vjet që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk po i licencon në mënyrë që ta vazhdojnë angazhimin e tyre.
Në faqen zyrtare të këtij dikasteri qëndron permanente thirrja për kandidatët që janë të interesuar të trajnohen në këtë fushë.
Po ashtu, aty janë të renditura mirë e mirë edhe rregullat që duhet t’iu përmbahen punëdhënësit për angazhimin e profesionistëve, me qëllim të zvogëlimit të incidenteve në vendin e punës.
E për t’i kryer këto detyra, aty thuhet se ata duhet të jenë të licencuar.
Detyra kryesore e tyre është ta vlerësojnë riskun.
Por çfarë nënkupton vlerësimi i riskut dhe sa e kanë kryer këtë procedurë punëdhënësit në Kosovë?
Me angazhimin e këtyre të fundit, sipas drejtoreshës së Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Brikena Berisha, aksidentet në punë janë minimizuar.
Por sipas Ligjit për Siguri dhe Shëndet në punë, sa ekspertë të tillë duhet të jenë të angazhuar në një kompani apo institucion?
Sipas avokatit Geci, kompanitë të cilat kanë deri 50 të punësuar, nëse punëdhënësi është i aftë, ai vetë mund ta marrë përgjegjësinë e sigurisë në vendin e punës.
Sidoqoftë, zbatimi i Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë vazhdon të mbetet sfidë në tregun e punës në Kosovë. /Klankosova.tv