
A është ftuar AAK-ja për të qenë pjesë e qeverisë së re? Flet Haradinaj
Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për negociatat që janë duke u zhvilluar në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për bashkëqeverisje si dhe për mundësinë që partia e tij të përfshihet në diskutimet për krijimin e qeverinë e re.
Ai ka thënë se deri më tani nuk është ftuar as në LV-ja e as nga LDK-ja për të diskutuar rreth formimit të qeverisë.
“Sa i përket LDK-së dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktuar askush, prej Vetëvendosjes në radhë të parë. Nuk e dimë çka është duke ndodhur saktësisht. S’kemi qenë palë nuk e dimë procesin. E kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë t’i krijojë institucionet”.
“Ne nuk mundemi me kërkuar takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në. Unë s’kam qenë pjesë, Aleanca nuk është pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen qoftë me LDK-në”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për medie pas mbledhjes se Qeverisë.