A është në një lidhje me ish-partneren e Ben Affleck? Alex Rodriguez nuk ka ndërmend të…

24 qershor 2021 | 12:39

Që nga momenti që u nda nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka jetuar si një burrë beqarë. Teksa për këngëtaren e famshme nisën menjëherë thashethemet se ajo kishte nisur një romancë të re me ish-partnerin e saj, Ben Affleck, për Arod nuk u tha asgjë.

Por prej pak ditësh po përflitet se Rodriguez ka nisur një lidhje të re. E do habiteni kur të merrni vesh se me kë. Ai është parë në shoqërinë e ish-partneres së Affleck, Lindsay Shookus, në ditëlindjen e saj më 19 qershor.

Sipas “Page Six”, 45-vjeçari ishte ulur pranë saj gjatë një feste private në Hamptons. Ky afrim i madh mes Rodriguez dhe Shookus zgjoi interesin e të gjithëve.

Por një burim pranë ish-të fejuarit të Jennifer, është shprehur për mediat se Alex për momentin nuk ka ndërmend të takohet me asnjë tjetër apo të nisë një lidhje të re.

Ndërsa kujtojmë se pas lajmeve të romancës së JLo me Ben, Alex thuhet se ka marrë me qira një rezidencë prej pesë milionë dollarësh në Bridgehampton në Long Island të New York-ut, e cila është vetëm tre minuta larg nga shtëpia e yllit të muzikës.

A është në një lidhje me ish-partneren e Ben Affleck? Alex

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…