A kanë nevojë Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Akademi të shkencave?

06 dhjetor 2022 | 23:26

Krijimi i Akademisë varet nga vetë klasa akademike dhe faktori politik shqiptar. Mundësitë ligjore janë të qarta dhe lejojnë formimin pa kërkuar shumë kushte.

Sot, gjithë e më tepër, po shohim se debati mediatik dhe publik, për këtë temë po zhvillohet në mënyrë të gabuar. Pyetja parësore është se a kanë interes publik shqiptarët për një Akademi të tyre?
Kjo çështje zanafillën e ka pas vitit 1991. MANU (Макeдoнска Академија на Науките и Уметностите- МАНУ ) gjatë kohë ka qenë dhe është ende një institucion thuajse mistik. I financuar nga të gjithë taksapaguesit, por , nga ana tjetër, thujase i shenjtë, i paprekshëm e me shumë privilegje . Dikur, në fillim të pluralizmit, MANU refuzonte kreun politik të shtetit, atëherë, që të pranojë së paku një shqiptar. Vitin e kaluar nga 8 shqiptarë të paraqitur, nuk pranoi asnjë .

Para një viti Këshilli iniciativ i përbërë nga profesorë të njohur universitarë, themeloi Shoqatën Akademike e Shqiptarëve për shkencë dhe art. Ideja fillestare e jona ishte që të regjistrohet si Akademi por disa herë u refuzua dhe mezi u regjistrua si Shoqatë ; këte e bëmë që të kemi një regjistrim zyrtar, vulë dhe llogari bankare.

Por ne, po funksionojmë si Akademi e mirëfillt. Organizata jonë ka edhe Akt-Vendim statutar dhe e ka ndryshuar emrin në ‘Akademia për shkencë dhe art e Shqiptarëve të RMV’.

Por cilët janë arsyet, mundësitë tona që të kemi një institucion publik të tipit të Akademisë. Pse dhe si?

1. Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 1000 shqiptarë në 3-4 institucionet a arsimit të lartë si ligjërues dhe punëtorë shkencorë. Vetëm Universiteti i Tetovës, ka 763, Universiteti i Evropës Juglindore 153, Univerziteti Nënë Tereza 92 (Enti statistikor Republikan, 2021-2022). Vetë këta, pa Katedrën e gjuhës shqipe, pa Fakultetin Pedagogjik në Shkup, Universitetin Ballkanik, bëjnë mbi 1000 punëtorë shkencor. Nëse marrim edhe nja 150- 200 pensionistë e që janë profesor universitarë, studjues dhe punëtorë shkencor, atëherë numri i afrohet 1500 personave. Bëhet pyetja a duhet këto njerëz të vazhdojnë të merren me shkencë pas pensionimit apo të luajnë vetëm shah apo të shesin banane- sidomos pjesa elite e këtij grupimi. Apo të presim që MANU-s t‘i ‘zbutet zemra’ dhe të na pranoj edhe një apo dy shqiptarë dhe numri të rritet nga 1% sa eshtë tani , në 1.4%.

2. Ka zëra se ne e kemi Institutin për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të Shqiptarëve. Instituti ka në web faqen e tij 14 puntorë shkencor , sa e dij un, nga mbi 40 puntorë që ka në tërësi. Punëtorët që punojnë aty janë të rinj, që duan të punojnë por përveç rrogave nuk kanë gjë tjetër në disponim. Kjo është marëdhenje pune, pra ka doktorë shkencash, magjistra dhe shumica janë hulumtues të rinj. Këtu, sipas ligjit, në moshën 64 vjeçare punëtorët pensionohen. Pra, është një institucion si që është Instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko-politike. Kjo është gjë tjetër dhe dhe ky arsyetim se kemi Institutin dhe kjo është ‘Akademia jonë’ ëshë një pretekst pengues , naivitet, mosdije që përceptohet gabimisht. Këta aty, punëtorët shkencorë po bëjn një punë shumë të mirë por Maqedonasit si institucione publike, si ky i yni, kanë mbi 50. Në listën ku është MANU ka plot e plot e vetëm një është shqiptar. Do të përmendim vetëm disa si psh. Instituti i Letërsisë Maqedonase, Instituti i Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov, Instituti i Historisë Kombëtare, Instituti Folklorik “Marko Cepenkov”. Pastaj Instituti Juridiko-politik dhe sociologjik, ekonomik, Instituti i VMRO etj etj. Ka edhe një rrjet punëtorësh shkencorë i njohur si MARnet . Bile ka edhe institucion publik ’ Medicina tradicionale kineze’ me seli në Shtip që e ka formuar Qeveria dhe funksionopn si interes publik!!!

3.Dilema tjetër, bëhet nuk bëhet, si ndahet kulaçi publik?
Një pjesë e njerëzve që i kemi lutur un me kolegët e mij, që të na bashkangjiten edhe vitin e kaluar edhe në vjeshtë sivjet kanë shprehur dëshirë, por , ‘do të pres të forcoheni pak’ dhe ‘a ju përkrah Ali Ahmeti’…. Pyesin për financa dhe kur u themi se ne vetëfinancohemi, heshtin për një moment dhe ikin. Disa merren me analizën e anëtarëve të promovuar . Për përzgjedhjen, kryesisht, janë vlerësimet e mira. Andaj në vend që të thoni se pse nuk është ky e ai; na pyetni neve pse s’ janë? Nja 2-3 vetë na janë ofruar që të vijnë me një kusht që të bëhen kryetar, nja 2-3 vetë ‘se vij por mos jetë ky apo ai, disa vijn po thonë se duhet të formojmë një Akademi prej fillimi’ etj.

4. Ankesa tjetër është se ne kemi promovuar shumë akademikë në Kuvendin tonë të mbajtur me 28.10.2022. Pra, 9 persona, sipas tyre është dashtë nja 2 persona. Në Kuvend u promovuan si akademikë në bazë Konkursi dhe procedurave e kriterimeve statutare të ngjashme si MANU, këta persona; Xheladin Murati, Tahir Zajazi, Avzi Mustafa, Nebi Dervishi, Hasan Jashari, Zeqir Kadriu, Suzana Aliu, Zeqirja Rexhepi dhe Florim Ajdini . Të gjithë studjues të dalluar në fushat e veta të hulumtimit. Kjo tezë se është dashtë vetëm 2 veta është maqedonase e që e zbaton MANU qe 70 vite; aty ka 4 akademikë vllehë, 3 serb, 2 turq dhe 2 shqiptarë. Paramendoni se ku jemi!? Edhe ende kemi dilema kemi se a kemi nevojë për Akademi apo jo? Pra, pyetja parësore këtu në mjedisin tonë është si ndahet kulaçi publik , kush i shfrytëzon resurset dhe si ndahet pasuria shoqërore në mes komuniteteve? Ku qarkullojn paratë?

Mundëstë ligjore për themelim

Opinioni publik me të drejtë na pyet për hapat vijues e që është, në esencë , një pyetje tejet parimore .

Në Maqedoninë e Veriut ekziston ligji për Institucionet publike (ЗАКОН ЗА УСТАНОВИТСлужбен В. на Р.М. бр:32/2005 од 11.05.200xx). Sipas Nenit 4 procesi i themelimit të një subjekti të ri si institucion me interes publik zhvillohet si vijon;

Neni 4
Institucion publik mund ta formoje Republika me mjete të shtetit si institucion nacional, komuna, komuna e Shkupit, si institucion publik në pronësi të Komunës

Neni 6
Institucioni formohet për kryerje të veprimtarive arsimore, shkencore, kulturore e tj

Pastaj vijnë çështjete tjera si vijojnë:

Themelimi i institucionit është procedurë në të cilën merret vendim për themelimin e institucionit;

Themelues është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, komuna, gjegjësisht qyteti i Shkupit, si dhe persona juridikë dhe fizikë vendas dhe të huaj që themelojnë institucion;

• Pozita e institucionit qeverisës është pozita e institucionit që ka funksione të caktuara të koordinimit, kontrollit dhe kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tjera në raport me institucionet më të vogla;

• Vendimi për fillimin e punës është akt me të cilin përcaktohet se themeluesi i ndërmarrjes do të fillojë të ndërmarrë veprimtari (punë) për plotësimin e kushteve për kryerjen e veprimtarisë;

• Bashkëthemelues i një institucioni është personi juridik dhe fizik vendas dhe i huaj, i cili është bashkëthemelues i një institucioni në proces themelimi, bashkëthemelues i një institucioni tashmë të krijuar ose ka marrë pjesë në një institucion i krijuar në procesin e transformimit të pronësisë;

• Pra, në ligj shkruan se edhe personat privat kanë të drejtë të jenë bashkëthemelues.

• Shembull; Akademinë e Sanxhakut e kanë formuar Akademia Boshnjake dhe Komuna e Novi Pazarit së bashku.

Si më tutje? Vullneti i mirë për vendim politik

5. Ne po përgadisim një elaborat dhe do të lusim Partitë tona që deputetët e tyre të përgadisin një Projekt ligj në Parlamentin e Maqedonisë, ose në Qeveri. Pra të hapet debati publik në aspektin e vendimit politik. Ideja është që të themelohet një Institucion publik. Deri më tani na kanë premtuar përkrahje Partia Besa, Aleanca Shqiptare, Partia Alternativa. BDI nuk është përgjigjur në shumë letra që i kemi dërguar.

Nëse këte nuk e bëjn organet qendrore, atëhere, të jemi të sigurt se këte do ta bëjn komuna e Tetovës dhe e Gostivarit si në rastin e kur u themlua Universiteti i Tetovës

Përshtypja ime është se krijimi i Akademisë nuk bëhet problem nga maqedonasit. Anëtarë të të MANU këte e kanë thënë haptas se Shqiptarët duhet të kenë Akademinë e tyre. Shqiptarët në MANU, shihni faqen në http://manu.edu.mk/ за академијата, obout academy- nuk përmenden askund, as gjuha shqipe, as bashkësitë, as kulturat e tjera përveç asaj maqedone, asnjë fjajë, asgjë. A ja vlen të presim prej tyre kur ata kanë orientim vetanak, etnocentrik, kur nuk je pjesë misioni, kur nuk je pjesë programore?

6. Pra, problemi qëndron tek ne, te vetë pushtetarët shqiptarë në Maqedoni , te vullneti i mirë i tyre për shfrytëzimin e resurseve nacionale për zhvillimin e qëndrueshëm të shqiptarëve.

Ndihma e deritanishme

Deri më tani na ka ndihmuar vetëm Komuna e Tetovës. Kryetari Kasami dhe stafi i tij na kanë siguruar një zyrë, e kanë pajisur dhe na kanë mundësuar të mbajmë disa tubime shkencore. Punojmë me ta dy projekte; Emërtimi i rrugëve, bulevardeve dhe institucioneve në Tetove dhe Zhvillimi i qëndrueshëm i Komunës 2022-30

7. Çfarë po bëjnë 2 Akademitë tona?

Falenderimet pa fund ASH të Shqipërisë, na kanë dhënë përkrahjen e parë dhe shumë të çmuar, kryetarit Gjinushi, Shabanit dhe Kasmit. Kemi patur 4 takime dhe po punjmë në një projekt të përbashkët.
Akademia e Shkencave dhe e arteve të Kosovës , nuk na kanë kthyer asnjë nga letrat dhe kërkesat e shumta për një takim.

Na prift e mbara dhe respekte për ata që që na përkrahin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka dhënë prononcimin e zakonshëm…