A po paralajmëron Lori Hoxha sezonin e ri të Big Brother VIP Albania?
Lori Hoxha, ka ndezur sërish rrjetet sociale me një postim enigmatik në Instagram që ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ndoshta po vjen diçka e madhe.
Në InstaStory, Lori ka shpërndarë një foto artistike të një këmishë të bardhë, ku vrimat e kopsave janë zëvendësuar me sy blu që duken sikur “vëzhgojnë”.
Një imazh i pazakontë, që menjëherë ka ngjallur pyetjen: mos vallë po paralajmëron rikthimin e Big Brother VIP?.
Simbolika e syve është përdorur shpesh si një referencë e drejtpërdrejtë për formatin e famshëm televiziv, ku Big Brother përfaqësohet pikërisht nga një sy që sheh gjithçka.
Kjo ka bërë që fansat të besojnë se Lori po dërgon një mesazh të koduar për sezonin e ri.
Derisa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga televizioni apo producentët, fakti që vetë Lori ka ndarë këtë foto në këtë periudhë ka bërë që të gjithë sytë (në kuptimin e plotë të fjalës) të kthehen nga ajo.
A është ky postim i Lorit një sinjal i qartë? Në mungesë të konfirmimeve zyrtare, ndoshta përgjigjja është e fshehur pikërisht aty – në sytë e këmishës që ‘vëzhgojnë gjithçka’.



