AAK-ja: Në këto rrethana, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

13 nëntor 2025 | 21:30

Sot, në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve, u diskutuan dy tema kryesore: Zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për proceset e ardhshme politike, përfshirë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryesia e AAK-së konstatoi se gjendja aktuale në vend është alarmante, pa qeveri legjitime dhe pa funksionim të duhur të institucioneve.

Kjo situatë, sipas AAK-së e rëndë politike dhe institucionale kërkon veprim të menjëhershëm.

“Në këto rrethana, zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që qytetarët të rikthejnë legjitimitetin dhe besimin në institucionet e tyre”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

“Në pjesën e dytë të takimit, fillimisht u vlerësua lart suksesi i jashtëzakonshëm i Aleancës në zgjedhjet lokale, ku fituam bindshëm në pesë komunat ku kemi qeverisur. Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj dëshmuan se qeverisja e tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë model i transformimit komunal duke konfirmuar besimin e qytetarëve me fitore të merituara e qeverisje të suksesshme”.

“Në këtë frymë, Kryesia miratoi kriteret për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe nisjen e përgatitjeve në nivel të degëve për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin për media.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e asnjë procesi që e shkel Kushtetutën dhe e deformon rendin demokratik.

*Ne kërkojmë që buxheti i ri të miratohet vetëm pas krijimit të Qeverisë së re me mandat të plotë. • Aleanca nuk do të lejojë që Qeveria në detyrë të uzurpojë kompetenca që nuk i takojnë më.
• Ne mbrojmë integritetin institucional dhe rendin kushtetues të Republikës.
• Vendi ka nevojë për një buxhet të qeverisë legjitime, jo të qeverisë në ikje. Kjo nuk është çështje teknike, por parimore: S’ka buxhet pa Qeveri. S’ka vendimmarrje pa mandat. S’ka demokraci pa respektim të Kushtetutës”, ka theksuar AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar në lidhje me…