AAK nesër kërkon vlerësimin e Kushtetutshmërisë për vendimin e Kuvendit për Komisionin e votimit të fshehtë

11 maj 2025 | 17:45

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njofton se nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e kësaj partie do të dorëzojnë kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.

Kjo kërkesë përfshin gjithashtu vlerësimin e të gjitha vendimeve të ngjashme që janë marrë në seancat e mëparshme dhe ato të mëvonshme, që lidhen me këtë çështje.

Kërkesa është e përfshirë në dokumentin e titulluar: “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokristiane në Shqipëri, Nard Ndoka, ka thënë…