AAK: S’ka koalicion me VV, s’ka votë për Konjufcën
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së partisë është rënë në ujdi që “rrugëdalja e vetme nga situata aktuale në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.
Ai tha se të gjitha idetë dhe propozimet alternative duhej të paraqiteshin fillimisht brenda strukturave të partisë, dhe se kjo vlen edhe për Besnik Krasniqin, i cili ka munguar në mbledhjen e Kryesisë.
Xhemaili po ashtu ka sqaruar se nuk ka asnjë mundësi për koalicion me Vetëvendosjen, si dhe se AAK-ja nuk do të japë votë për Glauk Konjufcën apo për askënd tjetër nga radhët e VV-së.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
AAK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë të enjten, ku ka dalë me qëndrim të prerë, rrugëdalja e vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjithë ata që dalin në publik me ide të tjera, së pari është dashur t’i prezantojnë në mbledhje të Kryesisë, sikurse rasti i z. Besnik Krasniqit, i cili ka munguar në atë takim.
Nuk ka koalicion me VV, nuk kemi votë për Konjufcën dhe askënd nga radhët e tyre.



