Abdixhiku: Aktgjykimi i GjK-së, fitore e madhe për vendin, mosrespektimi s’është opsion, s’do të lejojmë përbuzjen e shtetit

18 gusht 2025 | 16:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Gjykata Kushtetuese (GjK), ka vërtetuar qëndrimin dhe insistimin e kësaj partie se Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën dhe ka bllokuar Kuvendin.

Abdixhiku ka thënë se mosrespektimi i aktgjykimit nuk është opsion e se s’do të lejojnë “asnjë përbuzje të shtetit”.

“Siç edhe pritej, për secilin me mendje institucionale, Gjykata Kushtetuese sot vërtetoi qëndrimin e LDK-së, insistimin tonë të hershëm  se veprimet e kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar në bllokimin e institucioneve të vendit”.

“Për 48 herë rresht – rekord i turpshëm dhe i pashembullt në historinë parlamentare – bllokuesit tejkaluan kompetencat, shkelen Kushtetutën dhe penguan konstituimin e institucioneve të vendit”,  ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores në Superkupën kundër Stuttgartit, Harry Kane jo vetëm…