
Abdixhiku bashkë me Hazirin në Prekaz, nderojnë familjen Jashari
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar të martën për një vizitë në Prekaz, ku ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga Lutfi Haziri dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Kjo vizitë e Abdixhikut në Prekaz, vjen pas asaj të djeshmes që ka bërë në “Velani” tek varri i Ibrahim Rugovës.
“Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Kjo sakrificë, na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend”, ka thënë Abdixhiku.
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Kryetari Abdixhiku nderon sakrificën e Jasharajve
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Në këtë vizitë, kryetari Abdixhiku është pritur dhe shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
“Sot, kemi ardhur për të nderuar themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës, për të kujtuar sakrificën e Jasharajve. Kjo sakrificë, na shërben si inspirim dhe motiv për të punuar drejtë për këtë vend. Si LDK dhe jo vetëm, jemi të interesuar me të gjitha rolet që kemi, për të kontribuar për shtetin tonë, gjithmonë duke nderuar dhe kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që fillon në Prekaz”, tha kryetari Abdixhiku.