
Abdixhiku: Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me kërcënim ndaj mediave
17 prill 2021
| 15:23
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.
“E vërteta është interesi i vetëm publik. Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë. 1 muaj 293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar lideri i LDK-së.