Abdixhiku i përgjigjet Kurtit që kërcënoi me buxhet: Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili gjatë hapjes së fushatës kërcënoi me buxhetin e shtetit.
Në një reagim bashkëngitur me një fotografi të Prishtinës, Abdixhiku i është kundërpërgjigjur Kurtit duke thënë se “nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.”
Postimi i tij i plotë:
Nuk do t’iu vie rendi të ndalni asgjë.
Nuk do t’iu vie rendi të bllokoni më askënd.
Me një panoramë Kryeqyteti, i cili po ndirçohet si asnjeherë më parë nga LDK dhe qeverisja jonë këtu, le të nisim javën e madhe të balotazhit.
Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë. Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën.
Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova.
Dritë do të ketë!



