Abdixhiku i përgjigjet RTK-së: E keni mbështetur LV-në shumë, keni duruar kapje, tash nuk po ua ndajnë paratë

23 korrik 2025 | 11:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar situatën në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka thënë se RTK-ja e ka mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka duruar kapjen.

“Mendoj një parti që e keni mbështetur shumë ju si televizion, e keni duruar aq shumë kapje brenda institucionit, prapë padrejtësisht iu bënë këtë veprim. Do të doja nga gazetarët mendimlirë të kishte zë edhe atëherë kur militantët vinin në krye të drejtorateve. Herave të tjera kur iu vjen kapja, rezistoni, keni pasur gazetarë që i kanë bërë ballë regjimeve, jeni më të guximshëm”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate pas seancës së 51-të para Kuvendit…