
Abdixhiku: LDK prin në 12 komuna
Kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka thënë se kjo parti prin në 12 komuna të Kosovës, duke përmendur.
“LDK në këtë konferencë për media konfirmon se ka fituar prin dhe është në garë me gjithsej 12 komuna, 12 tetori është i 12 komunave të LDK-së”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, fitorja e LDK-së është shënuar në Istog, Lipjan, Junik. Abdixhiku ka shtuar se edhe në Pejë arrijnë vendin e parë dhe se presin që bashkë me votat e diasporës të kalohet 50%.
“Urojmë fituesin e garës kryesore në këto zgjedhje, Përparim Ramën”, tha ai, teksa ishte në konferencë për media bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Ramën.
“LDK pas 12 vitesh kthehet si partia e parë edhe për kryetar edhe për kuvend komunal në Prishtinë”, ka deklaruar i pari i LDK-së. Abdixhiku më tej ka thënë se gjithashtu prijnë në Viti, Obiliq, Dragash.