Abdixhiku mbështet hetimet për rastin ‘PECI’: Ka prokurorë që kanë guxim e integritet

27 maj 2025 | 19:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka inkurajuar zbardhjen e rastit ku Ministri në detyrë i Bujqësisë Faton Peci, po dyshohet për kontratën 60-milionë euro, të cilën e nënshkroi, e që ka të bëjë me mbetjet shtazore të kafshëve.

Sipas Abdixhikut, “Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni.”.

Postimi i plotë:

Edhe në Kosovë, sikurse në secilin vend tjetër në Evropë, do të del një ditë një prokuror a dy, djem e vajza të reja e të rinj, që kanë guxim e integritet të trajtojnë secilin akt korruptiv; secilën hajni.

Edhe atë të pushtetarëve.

Sidomos atë të pushtetarëve.

Atë ditë do të mburremi të gjithë – me shtetin tonë, me arritjet tona; me integritetin e njerëzve që i shërbejnë popullit të tyre pa frikë. Atë ditë, piskamat e politikanëve që mbrojnë hajninë vetëm pse hajni është i tyre – atë që u bërtet me fakte mu para syve – atë ditë, këto piskama nuk do të kenë më asnjë vlerë.

Le të shpresojmë e besojmë, se pas aq shumë vitesh pritjeje, një guxim i tillë tashmë ka lindur. Dhe me të, ka lindur dhe një epokë e re e popullit tonë. Në këtë epokë, një e vërtetë e pashmangshme do të qëndrojë gjithëherë – se paret e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent. Nga të gjithë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një moment gjatë mbërritjes së çiftit presidencial francez në Vietnam,…