Abdixhiku: Punët e mira nuk lihen në ditën e fundit

26 tetor 2025 | 09:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka thënë në hyrje të Kuvendit se sot “bie perdja e mashtrimit” meqë sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për të formuar Qeveri të re.

“Punët e mira nuk lihen në ditën e fundit. Ja tani ku është mundësia për të parë të vërtetën. Bllokuesit e vërtetë janë ata që nuk kanë arritur ta bëjnë një shumicë të thjeshtë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se…