Abdixhiku refuzon koalicionin me LV-në, propozon qeveri të tranzicionit

06 maj 2025 | 14:47

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ofertën e kryeministrit Albin Kurti për koalicion të përbashkët.

“E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”, tha ai gjatë një konference për medie, duke theksuar se LDK-ja propozon një qeveri të tranzicionit me afat të caktuar.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar këtë qeveri tranzicionale.

“Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë, LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale të tranzicionit”, tha Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Visar Memaj shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me nr.…