Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

08 gusht 2025 | 16:50

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim është diskutuar vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend dhe qëndrimi i LDK-së ndaj kësaj çështjeje.

Abdixhiku e ka cilësuar  vendimin si një fitore për demokracinë dhe për Republikën e Kosovës, duke theksuar se ai konfirmon të drejtën kushtetuese të partisë së tij. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

“Theksova para ambasadorit Hargreaves se vendimi i sotëm i gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe për Republikën tonë. Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet”, ka shkruar Abdixhiku”. “Facebook

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…