Abdixhiku takon Kaja Kallasin: Ia paraqet propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

22 maj 2025 | 21:23

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin.

Në takim, Abdixhiku ia shprehu Kallasit qëndrimet e partisë që drejton mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.

“Sot, takova Përfaqësuesen e Lartë, zv.presidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Prishtinë. I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një qeveei, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret”, ka shkruar ai.

Poashtu, kreu i LDK-së bën të ditur në Facebook se me Kallasin kanë foluar edhe mbi situatën aktuale politike në vend dhe propozimin e kësaj partie për qeverinë gjithëpërfshirëse.

“E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot. Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës”, përfundon Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e…