
Abdixhiku takon Sali Berishën, i uroi suksese në zgjedhjet e majit
30 prill 2025
| 22:12
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
“Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë”.
“I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Abdixhiku ka theksuar se gjatë këtij takimi risollën kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar.