Abdixhiku viziton Pejën, ia uron fitoren Gazmend Muhaxherit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Pejën, pas fitores së Gazmend Muhaxherit më 9 nëntor.
Ai ka thënë se Peja nuk e duron dot arrogancën, as mashtrimin, as zhurmën boshe të atyre që e kanë politikën vetëm instrument të frustrimit. “62% është deklarim estetik!”, ka thënë Abdixhiku.
Postimi i tij në “Facebook”:
Për një kafe urimi në Pejë. Për 62% mbështetje për Gaz Muhaxherin dhe LDK-në. Për festën e vonuar në këtë qytet të bukur e përplot qytetari.
Faleminderit Pejë për pritjen e sotme. E di që ju kam në krah gjithëherë. Ka kohë që s’jam ndjerë kaq i përmbushur. Të falat e urimet për fitoren në Prishtinë, i mora me veti e do t’i përcjellë tek të gjithë!
Sa shumë gjeta pozitivitet mes njerëzve të këtij qyteti fisnik, që me kulturë, maturi e qytetari – gjithsesi me plot përkushtim – i dhanë përgjigje popullizmit e kryepopullistit belaxhi.
Peja nuk e duron dot arrogancën, as mashtrimin, as zhurmën boshe të atyre që e kanë politikën vetëm instrument të frustrimit. 62% është deklarim estetik!
Faleminderit Pejë! Faleminderit për dashurinë, për besimin dhe për mesazhin që i dhatë gjithë Kosovës.



