Ademi falënderon qeverinë për ndarjen e 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës

27 nëntor 2025 | 13:51

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka falënderuar Qeverinë në detyrë për ndarjen e 250 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës

“Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ekipit kombëtar falënderoj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vlerësimin e arritjeve të deritanishme të Kombëtares sonë dhe për shpërblimin e ndarë për suksesin e arritur në ‘play-off’ të kualifikimeve për Botërorin 2026. Kjo mbështetje institucionale është dëshmi e besimit të plotë në punën, përkushtimin dhe rrugëtimin që po e ndërtojmë së bashku. Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës. Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi.  Bashkë po e shkruajmë historinë!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e famshme, Belen Rodriguez, ka marrë vëmendje të madhe…