Ademi largohet nga Dinamo Zagreb

20 qershor 2025 | 16:05

Mesfushori Arijan Ademi është larguar nga Dinamo e Zagrebit pasi ka shkëputur kontratën me klubin e madh nga Kroacia.

Bëhet e ditur se palët janë dakorduar për shkëputjen e kontratës para kohe pasi Ademi kishte kontratën me Dinamon deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Ademi si kapiten vlerësohet lart te Dinamo dhe është ndër futbollistët më të trofeshëm të këtij klubi.

Kjo është hera e dytë që Ademi largohet nga Dinamo dhe pritet që karrierën ta vazhdoj në Hungari, te skuadra e Ujpestit.

Ademi te Ujpesti do të transferohet si lojtar i lirë dhe pritet të prezanohet ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje, në OKB, në “Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës…