Ademi takon kryetarin e Fushë Kosovës dhe Vitisë

10 korrik 2025 | 16:10

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar të enjten me kryetarin e komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, më pas edhe me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Diskutuam për një temë që na bashkon të gjithëve, të ardhmen e futbollit tonë, konkretisht për ndërtimin e fushave të reja, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me këtë komunë. Është gjithmonë inkurajuese dhe motivuese të shohësh përkushtimin e kryetarëve të komunave për të investuar në sport dhe për të bashkëpunuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë. E falënderova kryetarin Burim Berisha për bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete për futbollin dhe të rinjtë e kësaj komune”, ka shkruar Ademi.

May be an image of 2 people and text

“Në këtë takim miqësor diskutuam për projekte konkrete që lidhen me ndërtimin e fushave të reja të futbollit në Komunën e Vitisë, si pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit që kemi nënshkruar me këtë komunë. Përkushtimi i kryetarëve lokalë si z. Haliti për të investuar në infrastrukturën sportive është thelbësor për të krijuar kushte më të mira për të rinjtë, për klubet dhe për zhvillimin e futbollit në Viti. Falënderova kryetarin Haliti për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, ka shtuar Ademi.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një përleshje, një person është therur me thikë mesditën…