Ademi viziton “Dardanët” para dy ndeshjeve miqësore

02 qershor 2025 | 15:29

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të dy ndeshjeve miqësore kundër Armenisë dhe Komoreve.

“Dardanët”, të dielën kanë nisur grumbullimin për këto përballje, të cilat do ti shërbejnë selektorit Franco Foda si përgatitje për kualifikimet e Botërorit 2026, që Kosova i nis në muajin shtator.

Ademi ka shkruar se atmosfera brenda ekipit ishte e ngrohtë dhe bashkuese derisa ka takuar edhe Ron Raçin, Florian Haxhën e Bledion Krasniqin, të cilët për herë të parë janë ftuar nga Kombëtarja.

“Uroj me gjithë zemër që ekipi të ecën me sukses në këtë rrugëtim dhe të na bëjnë krenar në çdo sfidë”, ka shkruar ndër të tjera Ademi.

Kosova më 6 qershor përballet me Armeninë kurse tri ditë më vonë luan kundër Komoreve, ndeshje që i luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga viti 2010 deri më 2017, Valon Aliu nga fshati…