Adriana Matoshit i del punë edhe me Gjeneral Remin për pagën minimale dhe veteranët

09 dhjetor 2025 | 20:11

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj një statusi të ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Ky i fundit sot ka kritikuar qeverinë në detyrë dhe kryeministrin Albin Kurti për propozimin e pagës minimale, duke pyetur pse veteranët e UÇK-së janë anashkaluar nga kjo rritje.

Në një postim në Facebook, Matoshi i është kundërpërgjigjur Remit, duke thënë se përjashtimi i veteranëve nga lidhja me pagën minimale është bërë në vitin 2017, nga qeveria e atëhershme PDK–LDK.

Reagimi i plotë i Adrianës, siç e ka publikuar vetë ajo:

“E pashë një status të një komandanti që ish anku pse janë përjashtu veteranët nga paga minimale.

Thira veta, se tue e ditë që tash vlon propaganda.

Përgjigja: E dashur Adriana,

Përjashtimi i veteranëve nga paga minimale ka ndodh kur PDK ka qeveris bashkë me LDK (2014–2017). Pra, këta vet e kishin fshi nenin 18 të ligjit që e lidh pensionin e veteranit me pagën minimale.

E pse e kanë bo, i veta?

Thënë se kur e ka pa FMN-ja që ia kanë nis me mush me mijëra veteranë fallso, i ka thirr.

FMN-ja ju ka thanë: fshijeni ose e falimentoni shtetin.

Lehtë o me ju çmontu, se si ta shoh që o keq, e di që s’ka shanca me ndodh me Albinin.

Vazhdojmë me Lëvizjen 116, me Kryeministrin tonë si nr. 1, e me mu qaty me 43 :)”

Reagimi i Matoshit është bërë pjesë e debatit të sotëm publik rreth pagës minimale dhe trajtimit të veteranëve të UÇK-së, temë e cila ka nxitur diskutime të shumta në prag të zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë shqiptarët…