Aeroporti njofton udhëtarët se për shkak të grevës së punëtorëve mund të ketë vonesa të fluturimeve

20 gusht 2019 | 11:15

Dëshirojmë te informojmë publikun se fluturimet e parapara nga ora 08:00-10:00 mund te kenë vonesa. Kjo rrjedh si pasoje e kërcënimeve te vazhdueshme nga punonjësit qe janë pjese te grevës ndaj punonjësve qe janë te gatshëm te punojnë.

Andaj iu kërkojmë ndjese te gjithë udhëtarëve për vonese, meqenëse ne kemi marre te gjitha masat paraprake për GREVE mirëpo duke u bazuar ne takimin e djeshëm me Udhëheqësin e Sindikatës se ANP-se, ne nuk kemi marre ne konsiderate se do te ketë veprime jashtë te gjitha kornizave ligjore te grevave për te penguar procesin e punës.

Menaxhmenti i ANP-se do te shqyrtoje te gjitha rastet veç e veç dhe do te marrim masa ligjore ndaj personave përgjegjës!.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka përjashtuar mundësinë e…