
Afaristi Ahmetaj ‘godet’ qeverinë Kurti, thotë se AAK-ja do ta çojë Kosovën drejt NATO-s
09 dhjetor 2024
| 10:59
Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka shkruar në “Facebook” se qeveria Kurti me programin e saj majtist erdhi në pushtet me diktaturë, me shkatërrime e djegie, me gjuajtjen e Kuvendit me predha minahedhësi dhe pasi arriti në Kuvend e rikthej edhe një herë si në regjimet e kaluara diktaturën gjatë kësaj kohe sa ishte në pushtet.
“Kthim pas nga demokracia nuk ka. Jemi të vendosur ta çojmë Kosovën përpara drejt progresit, drejt demokracisë, drejt Kosovës në NATO”, ka shkruar Ahmetaj.