Afaristi Ahmetaj nderon dëshmorët Hajdar Agaj dhe Agim Selmanaj: Nuk do t’i harrojmë këta dy trima

02 maj 2025 | 14:03

Afaristi Ramush Ahmetaj, zyrtar i AAK-së, ka nderuar sot heronjtë e kombit, Hajdar Agaj nga Gramaqeli dhe Agim Selmanaj nga Gllogjani.

“Në praninë e bashkëluftëtarëve, bashkëfshatarëve, përfaqësuesëve të institucioneve komunale, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj i kujtuam këta dy trima që nuk harrohen kurrë”.

“Me Agim Selmanajn pata rastin të jem bashkë në shumë beteja e luftëra tepër të rrepta ku Agimi shkelqeu si njëri ndër luftëtarët më të spikatur të Zonës së Dukagjinit. Agimi ka qenë luftëtar shembullor! Gjithmonë do ta kujtojmë me krenari dhe mirënjohje jetën dhe sakrificën e Agimit dhe të Hajdar Agaj të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të ardhmen tonë të lumtur! Lavdi”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të premte, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj,…