
Afaristi Isak Neziri angazhohet për sjelljen e kapitalit gjerman në Kosovë e Shqipëri
Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i njohur, Isak Neziri, ka bërë të ditur se investimet gjermane në hapësirat shqiptare janë duke shënuar rritje të vazhdueshme, duke theksuar nevojën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona dhe Gjermanisë.
Neziri, i cili aktualisht po qëndron në Maqedoni, ka takuar afaristin e mirënjohur Abdixhemil Saiti, me të cilin ka diskutuar rreth mundësive për zgjerimin e projekteve dhe investimeve gjermane edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
“Investimet gjermane në hapësirat shqiptare janë në rritje të vazhdueshme. Në Maqedoni, takova afaristin e mirënjohur Abdixhemil Saiti me të cilin biseduam për mundësitë e zgjerimit të investimeve gjermane edhe në Kosovë e Shqipëri. Vazhdoj të angazhohem për të forcuar lidhjet biznesore të shqiptarëve me ato gjermane”, ka deklaruar ai.
Neziri ka theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë në drejtim të krijimit të urave të bashkëpunimit ekonomik, me qëllim që bizneset shqiptare të përfitojnë nga përvoja dhe kapitali gjerman.