Afaristit dhe politikanit Isak Neziri, keqbërësit ia shkruajnë në veturë “Srbija”

11 tetor 2025 | 10:30

Mynih – Afaristi shqiptar që jeton në Gjermani dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, është përballur me një akt provokues dhe të papranueshëm në mbrëmjen e së premtes.

Neziri, i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në veturën e tij mban fotografinë e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Në pjesën e pasme të veturës, ai ka vendosur fotografinë me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Por mbrëmjen e kaluar, kur ka dalë tek vetura e tij në qytetin e Mynihut, Neziri ka vërejtur se dikush i kishte shkruar me ngjyrë të zezë në veturë fjalën “Serbija”. Sipas tij, ky është një akt hakmarrjeje politike dhe nacionaliste ndaj Kosovës.

“Ky është një sulm i qëllimshëm dhe një provokim ndaj shqiptarëve e Kosovës. Besoj se qëndrojnë pas tij individë me prirje serbe ose ruse,” ka deklaruar Neziri.

Afaristi ka njoftuar menjëherë policinë gjermane për incidentin dhe ka kërkuar që autorët e këtij veprimi të identifikohen dhe të ndëshkohen sipas ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur një sukses historik,…