Aferdita Sopjani-Peci për bashkëshortin Belin: “Tetë vjet pa ty… zemra ime rreh ndryshe, më rëndë, më bosh”
Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Blerim Peci, i njohur për publikun si Beli. Në nderim të bashkëshortit të saj, producentja e RTK-së, Aferdita Sopjani-Peci, ka ndarë një përkujtim prekës. “Sa më mungon… sa s’thuhet. Më mungon njeriu që më mbajti dorën në çdo hap të jetës, që më dha forcë, paqe dhe dashuri pa kufi. Më mungon zëri yt, prania jote, fjalët e tua, duart që më mbanin të fortë. Më mungon mënyra si më shikoje, si më kuptoje, si më doje”, ka shkruar ajo në përkujtimin e saj për Belin.
Përkujtimi i plotë:
Bel, sot 8 vite prej ditës kur në paranantezë të njoftimit për ikjen tende e ndjeja të thoja “Ngushëllime të mirëve gjithandej, një nga ju na la”.
Sot, 8 vite me parë kur doja ta ngushëlloja edhe komunitetin artistik sepse një ide iku për tu realizuar ne qiell.
Por, nuk kisha forcë dhe e personalizova. Kur nuk gjëja ngushëllim për veten, po për të tjerët?
Nuk gjej force as sot. Në këtë 8-vjetor të ndarjes tënde fizike nga ne, e gjej veten sërish para asaj ndjesie të vështirë…
Tetë vite që zemra ime rreh ndryshe — më rëndë, më bosh. Asnjë ditë, asnjë mëngjes, asnjë natë nuk ka kaluar pa më munguar.
Sa më mungon… sa s’thuhet.
Më mungon njeriu që më mbajti dorën në çdo hap të jetës, që më dha forcë, paqe dhe dashuri pa kufi. Më mungon zëri yt, prania jote, fjalët e tua, duart që më mbanin të fortë. Më mungon mënyra si më shikoje, si më kuptoje, si më doje 🤍
Ti ishe drita e shtëpisë sonë, forca ime, qetësia ime. Një shpirt që nuk lind më – i rrallë, i thellë, i ndjeshëm e që la gjurmë kudo.
Si babai i Bledit dhe Medines, u dhe aq shumë dashuri sa edhe sot e ndjejnë praninë tënde në çdo hap të tyre. Krenaria e tyre, shembulli i tyre, zemra e tyre.
Por mbi të gjitha, le gjurmë tek unë… gjurmë që nuk shlyhen kurrë.
Do të jetosh përgjithmonë në ne – në dashurinë tonë, në fëmijët tanë, në kujtimet që nuk shuhen kurrë Blerim Peci.



